Një sherr i madh virtual ka ndodhur mes këngëtares, Dafina Zeqiri dhe ish-menaxherit të VIP-ave Drin Zatriqi. Gjithçka filloi me një status të këtij të fundit, ku kritikonte VIP-at për “lotët e krokodilit” lidhur me rastin e 11- vjeçares së përdhunuar në Prishtinë.
Si pasojë, ka reaguar Dafina, e cila ka hedhur akuza të rënda kundër të tij, duke shkruar:
“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Mos të flasim për sene tjera! Ti më ke kërcënuar e del këndej e han m***”.
Menjëherë, pasi këngëtarja fshiu postimin, Drini ka replikuar: “Dafina Zeqiri ma paska qëndisur një Twitter. As nuk po e kuptoj bile pse… sidoqoftë. E sfidoj për këtë akuza! Më paska thënë “rrahës i femrave”. Unë po e pyes publikisht me na e tregu me emër e mbiemër vajzën që ajo më paska akuzuar…Ose shihemi në gjyq. Hajde Duffy, tregona!”./abcnews.al