Ngjyra e kuqe është një “armë” e vërtetë joshjeje. Është e guximshme dhe e egër, por ama kur bëhet fjalë për yjet e ekranit, e kuqja në flokë duket aq tërheqëse. Në të gjitha tonalitetet e saj, e kuqja në flokë kërkon edhe shumë kujdes për të qenë e shkëlqyer, megjithatë është ngjyra për të cilën të gjithë kthejnë kokën pas.
Flokët konsiderohen si gjysma e bukurisë tek një grua, dhe secila bën maksimumin që ata të jenë në gjendje sa më të mirë. Personazhet publik, mes të cilëve dhe të ekranit shqiptar kanë luajtur shumë me ngjyrat dhe janë tunduar për të provuar këtë ngjyrë që shkon përtej natyrales.
Ishte Bebe Rexha, e cila guxoi dhe aplikoi një nuancë të së kuqes në flokë, një proces që e tregoi live në Instagram. Por, përsos saj trendi është “përqafuar” dhe nga Anxhela Peristeri. Përpos zërit melodioz, flokët e kuqe ishte detaji që tërhoqi vëmendjen gjatë performancës së këngëtares në skenën e “Miss Universe Albania & Kosovo 2020”.
Një tjetër personazh që ka guxuar me nuancat e së kuqes, është gjithashtu dhe Megi Pojani, por nuk është e fundit. Flaka Krelani ka treguar se është e apasionuar pas këtij trendi. Fotot e fundit që ka publikuar, në të cilat shfaqet me flokë të kuqe dhe të shkurtra, e tregojnë këngëtaren krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë ndryshe dhe mjaft joshëse. xh.d/abcnews.al