Violinistja Ines Memisharaj: Na kërkojnë të luajmë tallava

schedule17:58 - 25 Maj, 2019

schedule 17:58 - 25 Maj, 2019

Për Albana Lekën dhe Ines Memisharaj mund të themi padyshim që janë dy nga violinistet më të njohura në Shqipëri. Ato marrin pjesë në shumë evente gëzimi dhe jo vetëm.

Të dyja ishin të ftuara këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Gjatë intervistës me gazetaren, Inesi tregoi edhe kërkesën e çuditshme që kanë bërë ndërkohë që luante me violinë.

“Kemi qenë duke luajtur kuartet klasik. Na ftojnë diku për një hapje restoranti dhe vjen dikush dhe thotë a mund të luani tallava. E kupton me katër instrumente klasikë se si mund të luash tallava! Nuk e kuptoj”, tha Inesi.

Për sa i përket ftesave së violinisteve që marrin për të qenë pjesë e dasmave, Ines Memisharaj tha se “Ka goxha vite që është futur kjo ide në Shqipëri, por ne nuk luajmë klasike. Ideja është që është shumë profesionale ajo që bëjmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!