Violinistja Ina Kosturi merr çmimin “Oscar Rieding”

schedule15:46 - 14 Qershor, 2022

schedule 15:46 - 14 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika 

Koncerti për violinë krijuar  pas 3 dekadash mungesë dhe interpretuar  nga artistija  Ina Kosturi nderohet  në Slloveni  me çmimin  “Oscar Rieding”.  Ky çmim  i rri më së miri kësaj artisteje për këto arsye.

Ky çmim mbart emrin e një prej kompozitorëve dhe pedagogëve të njohur në Slloveni  për instrumentin e  violinës.

“Çmimi Oscar Rieding quhet, ëhtë çmim për pedagogët të cilët kompozojnë dhe interpretojnë veprat e tyre duke ruajtur traditat që Sllovenia ka të një violinisti siç është Rieding.”s

Pas 3 dekadash mungesë,  2 vite më parë artistja  kompozoi  koncertin e parë për violinë  të cilin tashmë e ka realizuar në 3 kohë dhe për këtë koncert mori dhe çmimin si krijuese dhe interpretuese.

Tashmë 6 pjesë mbajnë firmën e instrumentistes Ina Kosturi, pjesë të cilat u interpretuan edhe nga artistë të huaj në edicionin e 10 të Maratonës Violinistike.

Qëllimi kryesor i saj mbetet njohja e muzikës shqiptare jashtë Shqipërisë.

Ina Kosturi është diplomuar për violinë në Akademinë e Lartë të Arteve dhe në konservatorin “Umberto Giordano” në Itali, aktualisht është pedagoge në Universitetin e Arteve.Ajo ka interpretuar në  25 recitale.  Prej dy vitesh ka kompozuar 6 pjesë muzikore për instrumentin e violinës Është autore e katër librave si dhe është nderuar me çmime ndërkombëtare.  Ajo është fituese e konkursit të 7 Nacional të Muzikës “Citta di Monopoli”( 1995)./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!