Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon këtë të mërkurë ka deklaruar se Kosova duhet të ishte pjesë e Samitit për Demokraci.
Von Cramon përmes një postimi në rrjetin social Twitter e ka quajtur gabim të administratës Biden faktin që nuk e ka ftuar Kosovën.
“Jam dakord që Kosova e meriton të jetë në Samitin për Demokraci, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se mund të korrigjohet”, shkruan Viola von Cramon./abcnews.al
I agree that Kosovo deserves to be at the Democracy Summit but don’t understand what security grounds hinder Kosovo’s participation.
This is clearly a mistake by the Biden administration that hopefully still can be fixed. https://t.co/mpmz8NBf4P
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 10, 2021