Real Madrid edhe këtë sezon e ka nisur me oshilacione dhe trazira në dhomat e zhveshjes. Në pushimin e ndeshjes ndaj Borussia M’Gladbah Benzema u filmua në tunelet e dhomave të zhveshjes duke i thënë Mendy: “Vëlla, mos luaj me atë, mos i paso Vinicius. Të betohem në kokën e nënës time, ai po luan kundër nesh”.
Ky episod bëri menjëherë bujë dhe u shoqërua me polemika të shumta, teksa Zidan la të kuptohet se është diçka normale, që ka ndodhur gjithmonë. Tashmë në lidhje me fjalët e Benzema ka reaguar edhe Vinicius.
Sulmuesi flet indirekt, duke u shprehur se mendon vetëm për njerëzit që i duan të mirën dhe shprehet se ka marrëdhënie të mirë me Benzema.
“Unë mendoj vetëm për ata që më duan të mirën: familjen, njerëzit në klub apo shokë të ekipit si Marcelo dhe Casemiro. Kritikat janë element i të qenit pjesë e klubit më të mirë në botë. Kur humbin ata na kritikojnë dhe kur fitojmë është diçka krejt tjetër.
Kam një marrëdhënie të mirë me Benzema. Gjithashtu edhe me Lucas Vazquez. Flas shumë me ta jashtë fushe dhe me Luka Modric ulem gjithmonë në kohën e drekës. Jam i sigurt se në një të ardhme të largët do të kthehem te Flamengo për t’i dhënë atij klubi gjithçka që meriton”, u shpreh Vinicius. /abcneës.al