Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vinicius, shkarkimi i Unai Emery dhe “Topi i Artë”: Zidane sqaron gjithçka

schedule15:20 - 29 Nëntor, 2019

schedule 15:20 - 29 Nëntor, 2019

Klubet e mëdha nuk kanë kohë për pushim. Pasi luajti kundër PSG-së të martën në Champions League, Real Madrid do të udhëtojë nesër drejt Alaves për t’u ndeshur me ekipin vendas, përballje që nis në orën 13:00. Zinedine Zidane flet rreth kësaj sfide dhe komenton zërat e merkatos në lidhje me Vinicius Junior.

Do të jetë një sfidë e vështirë, ashtu siç janë të gjithë ndeshjet. Po luftojmë për të fituar çdo ndeshje, por kemi nevojë për shumë lojtarë për bërë mirë në çdo kompeticion. Vinicius? Nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar dhe gëzon vlerësimin tim“. Trajneri francez ndalet edhe te shkarkimi i Unai Emery nga pankina e Arsenalit dhe e mbyll me një koment për fituesin e “Topit të Artë”.

Më vjen keq për Emery, asnjëherë nuk më pëlqen kur një trajner shkarkohet. Nuk e di nëse do të rikthehet në Spanjë, por ai mbetet një trajner i madh. Topi i Artë? Unë ia kam dalë ta fitoj këtë çmim. Kam biseduar edhe me Modric, i cili e meritoi plotësisht. Luca më tregoi se fitimi i këtij çmimi ishte një ndër ditët më të bukura të jetës së tij“, përfundon trajneri i Real Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!