Deputetja socialiste Vilma Bello është shprehur në studion e ABC News se qeveria është në rrugën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e 21 janarit, ndërkohë që akuzoi opozitën se ende nuk ka kërkuar falje pë viktimat.
“Dita e stome është shembull i qartë që Shqipëria ka ndryshuar. Ata që shkaktuan 21 janarin sot janë në opozitë dhe nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ka ndodhur dhe nuk u kanë kërkuar falje qytetarëve. Jemi përballë një situate që studentët protestojnë, por qeveria është gati të dialogojë me ta. Ajo që ne kemi premtuar është se me një kosto të madhe vendimmarrja e Kryeministrit Rama është reforma për drejtësi. Ne jemi në rrugën e vendosjes së drejtësisë”.
Deputetja socialiste ka folur gjithashtu edhe paktin për universitetin dhe ligjin e arsimit të lartë. Sipas saj problemi nuk është shfuqizimi i ligjit, sepse kërkesat e studentëve e gjejnë zbatimin brenda këtij ligji.
“Pakti për universitetin është përgjigje e protestës së studentëve dhe në kërkesat që ata adresonin se ky pakt për të ofruar referimin e kërkesave të tyre për zgjidhje. Përkundër kësaj situate është një protestë e një grupi pedagogësh. Të gjitha këkresat e studentëve e gjejnë zbatimin e tyre brenda ligjit për arsimin e lartë”. /abcnews.al