Vila: Ndihem më mirë kur pozicionohem majtas, shpresoj të arrij kuotë të njëjtë golash si vjet

schedule16:53 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:53 - 21 Nëntor, 2021

Teuta dhe Skëndërbeu ndanë pikët në sfidën e luajtur ditën e sotme, e vlefshme për javën e nëntë të “Abissnet Superiore” e cila është edhe e fundit për këto dy skuadra në këtë fazë të parë të kampionatit.

Rezultati final i këtij takimi ishte 2-2 dhe për durrsakët të dy golat u shënuar nga sulmuesi Lorenco Vila, duke u kthyer kështu në protagonistin kryesorë të ndeshjes edhe pse Teuta nuk arriti të siguronte 3 pikë.

Për “Supersport” pas ndeshjes Vila është shprehur shumë i lumtur për golat e shënuar, teksa i vjen keq që skuadra nuk arriti të fitonte. Sulmuesi durrsak shpreson që këtë sezon të arrijë të shënojë të njëjtën kuotë golash me sezonin e kaluar.

“Jam i lumtur për golat, por jam tepër i mërzitur që lamë tre pikët në këtë ndeshje. Shpresoj të mos i bëjmë këto gabime në ndeshjen e radhës dhe të rikthehemi te fitorja.

U lëndova në momentin më të mirë, qëndrova 3 muaj pushim, tani jam rikthyer në formë dhe shpresoj të ndihmoj Teutën, pasi nuk i kemi marrë pikët e duhura.

Shpresoj se do arrij kuotën e golave që kam shënuar vjet, por më parë dua të ndihmoj ekipin për t’u rikthyer aty ku e meriton.

Pozicioni i preferuar? Vjet kam luajtur djathtas, sepse majtas ishte Bregu. Pak më mirë ndihem majtas, por edhe djathtas nuk është se nuk ndihem mirë”, përfundoi sulmuesi 22-vjeçar.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!