Lorenco Vila është një ndër lojtarët më të dalluar të Teutës. Lojtari ofensiv shënoi golin e fitores 0-1 të ekipit bregdetar ndaj kampionëve të Tiranës, teksa flet rreth Teutës, objektivit titull dhe vetes së tij në emisionin Pressing në ABC.
“Pas barazimit me Skënderbeun, reaguam dhe morëm tre pikët me Tiranën. Ekipi shkoi mirë, shënuam dhe kontrolluam pjesën më të madhe të lojës. Në fund të ndeshjes u vumë disi në vështirësi, por kjo ndodhi për shkak të rezultatit.
E kishim përgatitur mirë sfidën, por në fund vuajtëm siç thashë edhe më lart, kjo për shkak se rezultati ishte 0-1. Shpresoj të kemi më shumë rritje në ndeshjet e ardhshme.
Rasti i ‘sherrit’? Arapi u acarua për shkak të sulmuesit të Tiranës shtyu Avdylin. Na iku Kallaku, një lojtar me cilësi të mëdha, por janë afruar shumë lojtarë si Bregu, Karabeci, Krasniqi dhe Daja. Cilësitë e tyre dihen nga të gjithë dhe shpresoj të vijnë në rritje“, deklaron 21-vjeçari i ekipit të Teutës. /abcnews.al