Nga Leonidha Musaj
Prej disa vitesh, vila e Mbretit Zog monument kulture i kategorisë së dytë po shkon drejt degradimit të plotë. E ndërtuar në formën e një shqiponje ajo gjendet në kodrën më të lartë të qytetit të Durrësit, në lartësinë 84 metër mbi nivelin e detit.
Dikur konsiderohej si një ndër objektet më të bukura të qytetit, por sot “Vila e Zogut” të jep përshtypjen e një objekti të braktisur.
Muret rrethuese të vilës janë dëmtuar rëndë, ndërsa ato mbajtëse janë plasaritur.
Vila u dëmtua rëndë gjatë trazirave të 1997-s. Ajo është shumë e famshme për mermerin e saj Blu dhe sallonin madhështor, një pjesë e të cilëve u dëmtuan nga vandalët.
“Vila u plaçkit në 97, ku u shkulën pllakat e mermerit dhe të banjos. Plus koha ka bërë të veten janë dëmtuar shumë muret mbrojtëse. Në kodër janë bërë ndërtime me leje pa leje që kanë prishur strukturën e kodrës. Kështu që nuk I dihet çfarë mund të ndodhë nesër me këtë monument të kategorisë së dytë, që njëkohësisht konsiderohet si xhevahiret e qytetit të Durrësit, krahas anfiteatrit, torrës zvicerane”.
Njohësit e historisë thonë thonë se ndërhyrja në këtë monument kulture të kategorisë së dytë duhet të jetë e menjëhershme. Por sipas tyre Institucionet justifikohen me faktin se vila është pronë private.
“Përgjegjësia është e shtetit, e dyta e pronarit që është Princi Leka I dytë që është trashëgimtari i familjes mbretërore, të cilit i është kthyer vila në kohën kur kryeministër i vendit ishte Sali Berisha do ishte mirë që me një bashkëpunim me të privatit me shtetin ti restaurojë, të ruajë shkëlqimin e mëparshëm, gjë që kushton para.”
“Vila jo vetëm të mirëmbahet, por edhe të japim mundësinë instatancat shtetërore, me qëllim që të ndërhyhet.
Vila e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe ishte një dhuratë për mbretin Zog nga tregtarët e Durrësit. Në 2010 u përfol një marrëveshje biznesi mes familjes Zogu dhe një ndërtuesi në Tiranë për ta kthyer në kazino, por marrëveshja u përgënjeshtrua. Tashmë vila e braktisur shërben më shumë për klipe dasmash dhe sete fotografike. /abcnews.al