Vila e Berlusconit në Lampedusa shitet për tre milionë euro

schedule14:22 - 20 Shkurt, 2024

schedule 14:22 - 20 Shkurt, 2024

Vila, të cilën Silvio Berlusconi e kishte blerë në ishullin Lampedusa në vitin 2011, u shit për tre milionë euro. Ishte ekonomistit italian Gianni Profita ai që bleu vilën e ish-kryeministrit të ndjerë italian.

Ky është dyfishi i çmimit që kishte paguar “Kavalieri” 13 vite më parë dhe vendimin për shitjen e vilës e morën pesë fëmijët e tij pas vdekjes së ish-kryeministrit qershorin e kaluar.

Kjo vilë e veçantë quhet Due Palme (Dy Palma) dhe është më e kufizuar në sipërfaqe, krahasuar me rezidencat e tjera luksoze dhe ka një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe një kopsht të madh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!