“Viktima” Valbuena: U dënova dyfish, largimi nga Franca më dhemb ende

schedule16:32 - 21 Nëntor, 2019

schedule 16:32 - 21 Nëntor, 2019

Mathieu Valbuena ka shënuar 8 gola në 52 ndeshje të zhvilluara me Francën, por prej vitit 2015 nuk zbret në fushë me kombëtaren. “Përplasja” me Karim Benzema qëlloi fatale për të dy lojtarët.

Sulmuesi i Real Madrid arriti t’i vidhte një video erotike në celular dhe filloi shantazhin kundrejt Valbuenës. 35-vjeçari, i cili aktivizohet me Olympiacos në Greqi, kaloi një periudhe të tmerrshëm dhe i rikthehet edhe njëherë asaj kohe në një prononcim për RMC Sport.

Ishte e tmerrshme, familja ime vuajti shumë kur lajmi u bë publik. Deschamps më telefonoi dhe më tregoi se nuk do të më grumbullonte. Unë isha viktima, por u dënova për të dytën herë. Largimi nga kombëtarja ishte i dhimbshëm, edhe sot vazhdon të më trishtojë diçka e tillë.

Didier më telefonoi sërish dhe më tha se po më ndiqte. Shpresoja të rikthehesha, por më pas e kuptova që isha një i vdekur për Francën. Më duhet ta pranoja, edhe pse m’u desh shumë kohë. Nuk e mohoj faktin që, nëse Franca do të shpallej kampione Europe në 2016, nuk do më bëhej qejfi“, përfundon 35-vjeçari francez. /abcnews.al