Viktima më e re në Rusi, gazetarja humb jetën 8 ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus

schedule10:10 - 3 Prill, 2020

schedule 10:10 - 3 Prill, 2020

Viktima më e re e koronavirusit në Rusi është një 36-vjeçare që punonte nga shtëpia dhe kujdesej për fëmijët e saj. Anastasia Petrova postoi ditë për ditë të dhëna mbi gjendjen e saj derisa humbi luftën për jetën. Petrova ishte redaktore e një reviste biznesi në Perm dhe fillimisht pati temperaturë, më 23 mars, dhe vdiq tetë ditë më vonë, duke u bërë viktima më e re e Rusisë. Nëna beqare vazhdonte të postonte për aq kohë sa të mundte, ndërsa ajo shpejt iu nënshtrua koronavirusit vdekjeprurës, duke theksuar se sa shpejt sëmundja mund të çojë në një fatalitet.

 

Ajo  po punonte nga shtëpia duke u kujdesur për dy djemtë e saj, Ilya, 12 vjeç dhe Yaroslav, 10 vjeç.

Të hënën e kaluar ishte optimiste duke postuar: “Sot kisha ditën e parë të pushimit. Epo, pothuajse pushim, u trajnova me gëzim për një leksion në internet”.

Ajo kritikoi personat që mblidheshin në turma prej më shumë se 150-vetash. Në mbrëmje temperatura e saj u ngrit dhe ditën tjetër ajo kishte dhimbje të fytit dhe shumë kollë.

“Telefonova një mjek dhe raportova për kontaktet e mia me njerëzit që ishin kthyer nga jashtë. Kam tre prej tyre, por të gjithë erdhën më shumë se 14 ditë më parë. Por në telefon dëgjova fjalët: ‘Oh mos …’ Tani jam duke pritur për një mjek”.

Asaj iu tha të maste temperaturën çdo 20 minuta dhe të merte paracetamol.

 

“Mund të shihni se si bie temperatura nga 38.4C në 37.3C”,- shkroi ajo me shpresë. Unë besoj se është thjesht ARVI (Infeksioni Akut i Bardhë i frymëmarrjes virale), (jo koronavirus)”.

Deri në mbrëmje: “Erdhi mjekja ime e preferuar lokale (me të vërtetë e preferuar, e para në praktikën time me të cilën mund të komunikoj shumë qetë dhe nuk mërzitet kur them se jam alergjike ndaj penicilinës). Ajo nuk u fut brenda, duke pyetur për simptomat, ndërsa qëndronte rreth një metër larg meje. Ajo premtoi se ata do të vijnë dhe do të bëjnë një test të koronavirusit dhe kërkoi të mos largohem nga shtëpia për 14 ditë, ose të paktën derisa të kisha një provë negative”.

Mjekja dyshoi se ishte koronavirus. “Ne u habitëm që më dha raport e të sëmurit … për ARVI … ajo kishte vizituar sot 32 njerëz të sëmurë”.

Edhe pse e sëmurë, Anastasia ende po u kushtonte vëmendje ngjarjeve botërore dhe e kishte mbajtur lart sensin e saj të humorit.

Duke iu referuar ndihmave të dërguara nga Vladimir Putin, ajo pyeti:

“Pse të gjithë e kritikojnë ndihmën e Rusisë për Italinë në luftën kundër koronavirusit? Mijëra po vdesin atje, ndërsa Rusia ‘kishte gjithçka nën kontroll’. Këta mjekë që i kemi dërguar në Itali, më vonë do të jenë në gjendje të shpëtojnë pacientët rusë. Kjo është ndoshta një nga veprimet ‘ndihmuese’ të qeverisë sonë me të cilin jam plotësisht dakord”.

Natën e 24 marsit ajo ishte në spital, pasi temperatura iu rrit. “Erdhën me një respirator, shumë të ftohtë dhe profesional”,- shkroi ajo nga shtrati i kujdesit intensiv.

“Ata mbanin maska me tub. Përveç maskave për gojën dhe hundën. Më matën oksigjenin në gjak dhe thanë: deri më tani nuk kam nevojë për ndihmën e tyre, por, në përgjithësi, unë jam në rrezik. Më porositën të vazhdoja të merrja oksigjen.

Për çdo gjë, ata janë afër dhe do të jenë këtu brenda pesë minutash. Nëse ndihem më keq… Ata më treguan se si e kanë trajtuar gripin e derrit dhe se kryesisht ishin marrë me gratë shtatzëna”.

 

Ajo postoi një shënim me shenjë alarmi: “Kur një mjek shikon printimin e analizës, në të vërtetë është shumë e frikshme. Temperatura ime u ul në 38C”.

Më vonë, Anastasia postoi për miqtë e saj: “As unë, as mjekët nuk mendojmë se është koronavirus – tërësia e simptomave e tregon si grip të zakonshëm.

Mjekët morën vendimin për shtrimin në spital bazuar në gjendjen e mushkërive të mia, një temperaturë shumë të lartë dhe anamnezën time (histori mjekësore). Jam pa fuqi, fle 90 për qind të kohës”.

Më 27 mars, ajo shkroi se testi i saj për koronavirus kishte dalë negativ.

Por më vonë shoqja e saj zbuloi që Anastasia i shkruajti mesazh asaj të nesërmen, me shenja shqetesimi në zërin e saj: “Yulia, testi im i dytë ishte pozitiv. Ndihem shumë keq”.

Ky ishte komunikimi i saj i fundit dhe ajo vdiq të martën. Ka dyshime që vdekja e saj i atribuohet një shkaku tjetër, përveç koronavirusit.

 

Kjo shkaktoi një reagim të egër nga guvernatori i përkohshëm i rajonit të Perm, Dmitry Makhonin, i cili tha: “Vdekja e gazetares Anastasia Petrova ka shkaktuar një protestë të madhe në publik. Nëse dihej që ajo kishte koronavirus, pse heshtin për këtë? Është e papranueshme të fshihet informacioni për publikun. Ne nuk duhet të gënjejmë njerëzit”.

 

Dy djemtë e Anastasias raportohen të jenë negativ nga koronavirusi dhe do të rriten nga gjyshja e tyre, Marina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!