Viktima dhe të humbur nga kanabisi, Artan Hoxha: Vlonjati u zhduk kur po shkonte te parcelat

schedule18:26 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:26 - 6 Nëntor, 2020

Në Shqipëri konfliktet për kanabisin kanë sjellë vrasje dhe zhdukje ende pa gjurmë. Për rastin e Shkodrës ku u ekzekutuan dy të rinjtë për shkak të kanabisit, Artan Hoxha thotë se sasia e drogës për të cilën u konfliktuan ishte e vogël, 7-8 kg, por mes tyre ka pasur përplasje më herët për të njëjtën arsye.

Autori ende nuk është kapur. Deri tani rezulton që sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, diku nga 7 deri në 8 kg kanabis. Në rastin konkret autori e kishte ndarë mendjen që t’i çonte viktimat te vendi. Një nga viktimat e ka një plumb në kokë. Nuk ka bërë përpjekje për të zhdukur kufomat” tha ai.

Por cfarë po ndodh në Vlorë, ku ende nuk ka asnjë gjurmë nga Ermal Ngucaj i zhdukur prej 12 tetorit? “Është një ngjarje tjetër që ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Lepenicë, ku u zhduk një 40-vjeçar. Bëhet fjalë për një ngjarje që vazhdon të jetë pa autor. Ai është zhdukur kur ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis.

Fillimisht u tha për një konflikt për guroren, bëhet fjalë për një ngjarje e cila vijon që të jetë pa autor. Personi është zhdukur ndërsa ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis. Nga ai moment edhe sot nuk e dimë vendndodhjen e tij. Kjo është një ngjarje që në momentin e parë pati një interes të shtuar të mediat. Bëhet fjalë për Ermand Ngucajn. Sot nuk dihet ku është kufoma” tha ai.

Një tjetër rast lidhet me Burrelin, ku në 5 gusht u zhduk një 21-vjeçar Klevis Lleshi. “Edhe pse 3 muaj mbrapa nuk ka asnjë të dhënë cfarë ka ndodhur. Ai është rrëmbyer mes të Burrelit, kur ishte në kërkim nga policia. Në Burrel kemi dy raste, dy të zhdukur dhe me 16 të zhdukurit e Vlorës kufomat e të cilëve nuk u gjetën kurrë” deklaroi ai./ db/Abcnews.al