“Vikingët” i rrëmbejnë pikë “Tre Luanëve”, Anglia e Danimarka e mbyllin në “paqe” sfidën e Frankfurtit

schedule19:56 - 20 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 20 Qershor, 2024

Pritej një fitore e “Tre Luanëve”, ama edhe një barazim është i mjaftueshëm për djemtë e teknikut Southgate. Pas një nisje spektakolare të lojës, sfida Danimarkë-Angli, nuk ka parë më shumë gola se nga një për secilën skuadër, me përballjen e “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, që u mnyll në rezultatin 1 me 1.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë të sfidës, me “bomberin” Harry Kane, i cili dërgoi sferën pas shpatullave, të Schmeichel, që në minutën e 18’-të, duke marrë avantazhin e shpejtë, por nuk ka zgjatur shumë, pasi vetëm 16 minuta më vonë, “shkatërruesi” danez, Kasper Hjulmand lëshon një “predhë” nga jashtë zone, duke vendosur baraspeshën e përkohshme, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

Falë këtij rezultati, Anglia vijon të mbetet në vendin e parë, të Grupit C, kësaj here me plot 4 pikë, dy më shumë se Danimarka e Sllovenia, që pozicionohen në vendet 3 dhe 4 të tabelës dhe 3 më shumë se Serbia e vendit të fundit. Në sfidën e radhës dhe të fundit për fazën e grupeve, Anglia do të përballet me Slloveninë, ndërsa Danimarka me Serbinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!