Vijon turi, Aleanca mbledh firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në Lezhë dhe Burrel

schedule19:18 - 27 Maj, 2020

schedule 19:18 - 27 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur ditën e sotme në Lezhë.  Edhe në këtë qytet janë mbledhur firma për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Po e njëjta gjë është bërë edhe në Burrel.

Regjizori Robert Budina tha se “Rama u kryqëzua nga mediat botërore dhe vetë miqtë e tij më të afërt me veprimin makabër të shembjes së teatrit kombëtar. Beteja për ta rindërtuar teatrit aty ku ishte dhe si ishte do të vazhdojë.”

Gjatë fjalës së tij, regjizori Budina është shprehur se do ketë një manifestim gjigant në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit ndërsa thotë se në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatrit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.

Budina u shpreh:

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigant dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysmë.”

Në protestë ishin të pranishëm edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e Xhemal Gjunkshi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!