Vijon spektakli, “Space X” do të lëshojë 60 satelitë të tjerë

schedule09:32 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:32 - 9 Korrik, 2020

‘SpaceX’ do të lëshojë në hapësirë edhe 60 satelitë të tjerë. Lëshimi ishte parashikuar një javë më parë, por u shty.

Kjo është pjesë e misionit ‘Starlink’ që synon të çojë internet në zonat më të vështira.

Raketa “Falcon 9” do të niset nga kepi Canaveral dhe do të mbajë 60 satelitë deri në orbitë.

Për momentin, ‘SpaceX’ thotë se kushtet e motit janë 60% në favor. Ky është grupi i 10 i satelitëve të kompanisë së Elon Musk duke e çuar në 500 numrin e tyre në orbitë.

Disa astronomë kanë shprehu shqetësim në lidhje me këto satelitë.. Kjo pasi mund të kalojnë përpara një teleskopi dhe të errësojnë imazhet që ato kapin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!