Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vijon situata problematike në Kurbin, dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

schedule15:31 - 6 Janar, 2026

schedule 15:31 - 6 Janar, 2026

Situata vijon të jetë e vështirë në zonën e Kurbinit, për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Në Mamurras rrugën janë kthyer në lumenj, ndërsa banesat janë të rrethuara nga uji.

Gjithashtu raportohet për dëme në disa biznese. Probleme janë shfaqur në fshatrat Gjorëm, Zhejë, Fushë Mamurras, në zonën e Sanxhakut të Laçit.



Aksi rrugor Mamurras- Laç është bllokuar për rreth dy orë, duke krijuar një situatë kaosi nga prurjet e mëdha.

Niveli i Lumit Drojë është në kuotat maksimale, rrezikon daljen nga shtrati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!