Vijon “rrjedhja” nga opozita

schedule22:22 - 21 Mars, 2019

schedule 22:22 - 21 Mars, 2019

Tre kandidatë të tjerë nga listat e opozitës kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit në KQZ, për të marrë mandatet e deputetit. Bëhet fjalë për Ambra Borovën, e cila është pjesë e listave të LSI-së në qarkun Shkodër.

Dy kandidatët e tjerë janë nga listat e PD. Aleati i Lulzim Bashës, kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi në listën e qarkur Vlorë, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Të njëjtin akt ka kryer edhe Arben Elezi, i renditur në listën e PD në qarkun e Elbasanit.

Të tre kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit gjatë ditës së enjte dhe KQZ pritet të ketë një vendimmarrje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!