Vijon riatdhesimi i shqiptarëve, pritet që rreth 70 persona të nxirren nga kampi Al Hol në Siri

schedule07:58 - 27 Tetor, 2020

schedule 07:58 - 27 Tetor, 2020

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve që ndodhen në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

Elezi në fjalën e tij me gazetarin Enkel Demi ka deklaruar se sot pritet që një tjetër grup shqiptarësh të shpëtohen dhe të dërgohen në Liban ku pritet që në orët e mbrëmjes të nisen për në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kampi i ferrit Al Hol do të mbyllet dhe për këtë kanë qenë dhe autoritetet kurde që kanë  kanë bërë kërkesë shteteve për tërheqjen e qytetarëve të tyre dhe Shqipëria ka qenë një ndër vendet që i është përgjigjur.

Operacioni do të vijojë edhe ditën e sotme dhe deri nga mesi i ditës pjesa e fëmijëve dhe e grave që ndodhen në kamp të sillen në Liban dhe të sillen mbrëmjen e sotme në Liban. Mes të shpëtuarve ka edhe nga Kosova dhe nga Maqedonia dhe të sillen në Shqipëri dhe sipas informacioneve që kemi kampi Al Hol do të mbyllet dhe do të shkojnë në një tjetër kamp pasi autoritetet kurde nuk kanë më gjendje ekonomike për ta mbajt të hapur si kamp.

Shpëtimi i tyre ka qenë dhe një kërkesë e dërguar vendeve për shpëtimin e shtetasve dhe ka qenë Shqipëria ajo që i është përgjigjur kësaj kërkese dhe ne thjesht kemi ndihmuar në kontakte me to”, është shprehur Elezi. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!