Vijon rënia e gurëve pranë banesave në Torovicë

schedule11:04 - 21 Nëntor, 2018

schedule 11:04 - 21 Nëntor, 2018

Me fillimin e reshjeve të shiut në Torovicë nga mali po rrëzohen shkëmbinjtë. Edhe sot dy shkëmbinj bllokuan rrugën Lezhë-Torovicë, por për fat patur dëme në njerëz.

Të martën ky shkëmb gati sa nuk shkaktoi një tragjedi. Pesë pjestarë të familjes Përlleshi ishin brenda në shtëpi. Por rrëshqitja e gurëve nga mali i Torovicës nuk ndalet. Mëngjesin e kësaj të mërkure shoferët u përballën me bllokimin e rrugës. Një shkemb kishte rënë gjatë natës. Policia Rrugore vendosi sinjalizues për të treguar rrezikun.

Kur vëmendja ishte përqëndruar tek ky rast, banorët sinjalizuan për një tjetër shkëmb në  rrugë. Pavarësisht se përmasat e tij ishin më të vogla, rreziku dukej i madh. Dhjetëra shkëmbinj janë shqetësim serioz për banorët e Torovicës. Ky alarm u dha nga Emergjencat Civile një vit më parë, kohën kur tre jetën njerëzish humbën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!