Vijon puna për barin e “Air Albania”, Gilasbey: Fusha do jetë më e mirë me Anglinë

schedule21:44 - 6 Mars, 2021

schedule 21:44 - 6 Mars, 2021

Sfida shtëpiake me Anglinë për eliminatoret e Botërorit Katar 2022 po afron (28 mars), ndërsa bari i stadiumit “Air Albania” nuk ndodhet në gjendjen më të mirë. FSHF ka ngritur një grup të posaçëm pune për të zgjidhur problemin, teksa është vënë në funksion edhe impianti modern i dritave që ndihmon barin të rritet normalisht në çdo cep të fushës, duke zëvendësuar rrezet e diellit.

Me grupin e specialistëve është bashkuar edhe Matthew Dean Gilasbey, inxhinieri i UEFA-s për fushat e futbollit. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe dhe për fshf.org flet rreth gjendjes së fushës së stadiumit kombëtar.

Ajo që ne kemi bërë këtu praktikisht është ajo që e quajmë një mini-rinovim. Objektivi ynë është që rrënjët të futen thellë nën tokë, që të krijojnë një stabilitet më të mirë për sipërfaqen. Momentalisht rrënjët janë vetëm 20 milimetra nën tokë dhe ne duhet të integrojmë të dyja shtresat bashkë, atë të sipërmes dhe atë të poshtme, që tapeti të jetë i lidhur mirë me tokën, pasi e kemi parë që fusha dëmtohet gjatë ndeshjeve.

Ajo që ne kemi bërë aktualisht, kemi ajrosur fushën, kemi zbutur sipërfaqen e sipërme. Kemi përdorur një pëlhurë mbi barin gjatë ditës kur ka diell, që të ndihmojmë rrezet e diellit të kenë një efekt sa më të mirë, në mënyrë që të krijojmë një lloj ure për të bashkuar më mirë të dyja sipërfaqet e fushës.

Keni dy profile në këtë fushë, pjesa e sipërme ka një lloj shtrese rëre të mirë, ndërkohë që në thellësi ka edhe një shtresë tjetër e cila për momentin nuk lidhet plotësisht. Stadiumi është ndërtuar nga inxhinierë të ndryshëm, që nuk e kanë marrë shumë në konsideratë barin.

 Rrezet e diellit nuk bien në një pjesë të fushës, por që bari të rritet normalisht ka nevojë për dritë. Për këtë arsye ne kemi sjellë këto drita që do të ndihmojnë në rritjen normale të barit. Për ndeshjen e marsit me Anglinë, mendoj se fusha do të jetë më e mirë nga sa ka qenë.

Ne po përpiqemi të përmirësojmë fushën me ndihmën e dritave dhe duke mbjellë një lloj tjetër bari, duke shpresuar që tapeti do të lidhet mirë me shtresën poshtë përmes barit. Kam shumë besim, por edhe kushtet e motit duhet të jenë të duhurat në javët e ardhshme që bari të rritet sa më mirë“, theksoi Matthew Dean Gilasbey. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!