Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vijon prej një jave zjarri në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga era e fortë

schedule20:25 - 4 Korrik, 2021

schedule 20:25 - 4 Korrik, 2021

Prej një jave flakët po shkrumbojnë pyjet në malin e Tomorrit. Deri tani janë djegur rreth 25 hektarët pyll me pisha, disa vendbanime të kafshëve të egra dhe fole zogjsh. Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë në terrenin e thepisur, ndërsa katër helikopterë kanë hedhur 36 herë ujë nga ajri.

Banorë të zonave dhe mbi 20 ushtarakë prej ditësh po përpiqen me mjete rrethanore të lokalizojnë flakët. Por zjarri vijon të përhapet për shkak të erës.  Agjencia e zonave të mbrojtura të qarkut te Beratit ka kërkuar ndihme për forca ushtarake dhe helikoptere nga Tirana.

Zjarri fillimisht ra në pyllin pranë fshatin Lybeshë të Poliçanit në 28 qershor. Një dite me pas Policia arrestoi dy banorë të këtij fshati për veprën penale “Shkatërrim me zjarr i pyjeve” dhe ka proceduar dhe 3 persona të tjerë.

Sipas policisë, këta persona kanë ndezur zjarr gjatë kohës që mblidhnin bimë mjekësore në Malin e Tomorit. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!