Vijon prej 5 orësh zjarri në në Radostinë të Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi në një lidhje me News Line ka treguar se zjarrfikësit e Fierit janë duke luftuar ende në këto momente me flakët, pavarësisht se nuk ka temperatura të larta apo erë të fortë.
LEXO EDHE: Përfshihet në flakë një sipërfaqe me shkurre dhe pyje në Fier, 4 zjarrfikëse në vendngjarje
Është një zjarr që ka rënë në kodrat e Radostinës, kufizuar me fshatin Shëndelli, por që nga momenti i fillimit të tij nuk ka pasur banesa të rrezikuara.
Kemi të bëjmë me një terren tepër të vështirë, sa dhe automjetet e zjarrfikëseve e kanë pasur të vështirë të shkojnë atje. Deri më tani, thuhet se situata është në kontroll, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar./abcnews.al