Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vijon ofensiva turke në Siri kundër kurdëve, Trump kërcënon me saksione të reja

schedule13:24 - 11 Tetor, 2019

schedule 13:24 - 11 Tetor, 2019

Në një kohë që ofensiva ushtarake turke në veri – lindje të Sirisë ka hyrë në ditën e saj të tretë, presidenti amerikan Trump paralajmëroi sanksione të reja ndaj Turqisë nëse ajo nuk sillje në mënyrë humanitare.

Në kufirin turko – sirian është dita e tretë e ofensivës së trupave ushtarake të Ankarasë.

Burime kurdo – siriane bëjnë të ditur se forcat turke kanë bombarduar gjatë mbrëmjes së të enjtes një burg ku mbaheshin militant të ISIS sipas forcave demokratike siriane kjo është në përpjekje e qartë për të mbështetur arratisjen e xhihadistëve të cilët mund të përzihen me refugjatët. Në vetëm 24 orë janë 60 mijë persona që kanë braktisur banesat e tyre.



Presidenti turk Erdoan nga ana e tij kërcënoi Europën duke thënë se do i dërgonte refugjatët përtej kufirit turk.

Kreu i shtëpisë së bardhë Donald Trump nga ana e tij kërcënon me sanksione të reja kundër Turqisë, nëse nuk do të veprojë në mënyrë humanitare. Rezultati i ofensivës turke, sipas ekspertëve shkaktoi atë që pritejm ringjalljen e bërthamave të ISIS, menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane ushtarake këtë të hënë.

Ndërkohë është 174 numri i terroristëve të neutralizuar sipas ministrisë turke të mbrojtjes./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!