Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirimi i hapësirave publike/ Vlorë, vijon aksioni në bulevardin qendror të qytetit

schedule10:43 - 12 Shtator, 2025

schedule 10:43 - 12 Shtator, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet.

Strukturat përkatëse të bashkisë, në bashkëpunim me policinë bashkiake, po ndërhyjnë për të larguar zëniet e paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe deformojnë hapësirat publike.

Qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i bulevardit si një zonë funksionale dhe estetike për qytetarët dhe vizitorët. Pjesë e lirimit janë zaptimet e paligjshme nga biznese, tavolina, kioska, apo struktura të improvizuara që janë ngritur pa leje në trotuare



Aksioni nisi në “Lungomare” dhe tashme po vijon në të gjithë qytetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!