Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të pestë.
Sa i përket kërkesave të tyre autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.
Mësohet se të paraburgosurit ditën e djeshme kanë patur një takim me përfaqësues të drejtorisë së burgjeve dhe sot pritet edhe reagimi i tyre në lidhje me kërkesat e bëra.
Ata kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga burgu pasi cilësia e tij sipas tyre është shumë e ulët.
Në grevë urie njoftohet se janë futur rreth 70 të burgosur.
Ndërkohë që në burgun e Reçit gjatë ditës së sotme u raportua se janë rreth 100 të burgosur të cilët kanë hyrë në grevë dhe kanë refuzuar ushqimin.