Vijon ferri në Kaliforni, 63 të vdekur dhe mbi 600 të zhdukur

schedule09:57 - 16 Nëntor, 2018

schedule 09:57 - 16 Nëntor, 2018

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Të vdekurit janë 63, ndërsa numri i të zhdukurve është mbi 600 persona. Kjo është konfirmuar nga autoritetet amerikane. Presidenti Donald Trump të shtunën do të fluturojë në Kaliforni për të takuar kom  unitetet e goditura nga zjarret që po shkatërrojnë shtetin amerikan prej disa ditësh. Pjesa më e madhe e viktimave janë identifikuar por pritet edhe testi i ADN-së për të marrë konfirmimin. Zjarri vijon të përparojë dhe deri tani vetëm 35% e tij është nën kontroll. Flakët kanë shkatërruar 8650 banesa dhe 106 rezidenca. Qindra mijëra persona janë evakuuar.

Zjarret në Kaliforni kanë shkatërruar edhe 83% të parkut federal në Los Anxhelos. Ky park ka një hapësirë prej mbi 60 mijë hektarësh, dhe shtrihet nga “Hollywood Hills” në “Point Mugu. Është parku kombëtar urban më i madh me 35 milionë vizitues të përvitshëm dhe në të janë xhiruar shumë filma dhe seriale. Mes strukturave të shkatërruara nga zjarri janë dhe disa sete kinematografike.

Kalifornia vijon të digjet dhe shkollat janë mbyllur në San Francisko, Sakramento dhe Oaklan për shkak të cilësisë së ulët e ajrit. Tymi i zjarreve po ndot ajrin në disa qytete të mëdha, duke detyruar autoritetet e San Françiskos të pezullojnë edhe shërbimet e argëtimit në qytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!