Stresi dhe Keisi janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar shqiptar. Dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së dashurisë plot ndarje dhe bashkime. Prej kohësh ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin, mirëpo postimet që kanë bërë së fundmi kanë shtuar dyshimet se gjërat nuk janë mirë mes tyre.
Ka qenë Keisi, e cila ka treguar përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram se ka dalë në një takim romantik.”Takimet gjatë ditës janë më të mirat“, ka shkruar Keisi. Por, pas këtij postimi nuk vonoi dhe reagimi publik i Stresit, që duket se ka qenë një përgjigje ndaj saj.
“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, shkroi reperi në një postim që bëri në Instastory. Por, Keisi nuk e ka lënë me kaq. Në një reagim të dytë, duke iu referuar edhe një deklarate të Stresit mbi “shpirtin e shëmtuar”, Keisi i kujton këtij të fundit edhe tradhëtinë.
“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar, kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund.”, shkruan Keisi. xh.d/abcnews.al/