Vijon beteja me flakët në në Kallmet të Lezhës.
Është dashur sërish ndërhyrja nga ajri e helikopterit Cougar për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit që ka përfshirë prej mbrëmjes së të martës malin Vela të Kallmetit. Flakët u riaktivizuan sërish rreth mesditës dhe dolën jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë.
Flakët po i afrohet qendrës së fshatit Kallmet që ndodhet rrëzë malit dhe ku bimësia është më e dendur.
Duke parë situatën, emergjencat civile kërkuan sërish ndërhyrje nga ajri pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Këta të fundit u janë afruar banesave për të mbajtur larg tyre flakët që favorizohen nga era që vazhdon të jetë prezente. Në këtë betejë janë angazhuar dhe banorët, duke iu ardhur në ndihmë ekipeve që janë në terren./abcnews.al