Në të gjithë qarkun e Korçës, vijojnë reshjet e dëborës. Në qytet trashësia e dëborës ka shkuar në 5 cm, ndërsa në zonat e thella malore ka shkuar deri në 20 cm.
Reshjet përgjatë orëve të natës kanë sjellë probleme në rrugë, kryesisht në segmentet rrugore, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Qarre dhe Korçë- Pustec.
Reshje e dëborës, kanë sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike, konkretisht në zonën e Moglicës, Vithkuqit dhe Dardhës. /abcnews.al/