Katalonja është në grevë të përgjithshme pas një nate protestash të dhunshme të cilat vijojnë ende. Në Barcelonë pritet të mbërrijnë me mijëra protestues nga i gjithë rajoni.
Pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, më e dhunshmja që nga nisja e protestave, në Katalonjë është shpallur greva e katërt e përgjithshme kërkuar nga grupet pro pavarësisë nga Spanja.
46 fluturime janë anuluar ndërsa manifestuesit kanë bllokuar rrugë që lidh La Jonkuera me Francën. Në Barcelonë pritet të mbërrijnë mijëra persona që do të mblidhen nga i gjithë rajoni.
Ndërkohë presidenti katalanas Carles Puidgemont, i shoqëruar nga avokatët e tij, u prezantua në mënyrë vullnetare para autoriteteve në Belgjikë për t’u informuar për mandatin e tretë europian të arrestit që është lëshuar nga gjykata e lartë spanjolle.
Ai ndodhet në prokurori sipas rregullores dhe autoritetet belge do të vendosin nëse do e lënë të lirë apo jo./ABC News Albania