Vijojnë infektimet te Hellas Verona, mbrojtësi pozitiv me Covid-19

schedule11:29 - 11 Tetor, 2020

schedule 11:29 - 11 Tetor, 2020

Një tjetër futbollist i Hellas Verona ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ditën e djeshme u njoftua për infektimin e Antonin Barak.

Mesfushori i kombëtares çeke ka nisur menjëherë karantinën, teksa sot ka qenë radha e Koray Gunter për të marrë vesh lajmin negativ.

26-vjeçari gjerman është prekur ka koronavirusi dhe është izoluar në shtëpinë e tij. Qendërmbrojtësi me origjinë turke u ble përfundimisht në merkato, me Hellas që pagoi 2 milion euro te Genoa.

Klubi i Serie A deklaron në komunikatë zyrtare se të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativë në testet e kryera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!