Vija e hollë e kuqe e drejtësisë/ Daci: Janë dhjetëra zyrtarë nën hetim pasuror, por ndikon mënyra se si serviren në publik

schedule20:52 - 22 Maj, 2024

schedule 20:52 - 22 Maj, 2024

Juristi Jordan Daci gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se janë me dhjetëra zyrtarë në hetim, ndërsa shtoi se ndikon mënyra se si srviren në publik.

Më tej ai tha se opozita me këtë çështje është marrë gjatë dy muajve të fundit, referuar kryebashkiakut Erion Veliajt. Po ashtu juristi tha se ‘dalja e informacioni duhet të jetë diçka që duhet të heqim dorë, prezumimi i pafajësisë duhet ta kemi shumë të shenjtë’.

“Janë dhjetëra zyrtarë të tjerë nën hetim pasuror. Ka të tjerë. Opozita ka dy muaj e gjysmë që merret me këtë. Ka të bëjë mënyra se si serviren në publik. Nuk çuditem që ka dhe shfaqje jo të zakonta. Këto gjera nuk do jenë më diskutimi i ditës për 4-5 vitet e ardhshme. Duhet korrigjuar dalja e informacionit. Është një gjë që duhet të heqim dorë, kjo vlen për Erion Veliajt dhe 50 të tjerët. Duhet ta kemi të shenjtë prezumimin e pafajësisë, jemi shteti me nivelin më të ulët të pafajësisë. Njerëzit që janë në paraburgim kanë mundësi 0,5 përqind që të shpallen të pafajshëm.”, tha juristi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!