“Vij në klubin më të madh në vend”, Mëllugja zyrtarisht “dem”

schedule14:06 - 1 Shkurt, 2021

schedule 14:06 - 1 Shkurt, 2021

Marrëveshja u arrit që në mbrëmjen e sotme, ndërsa sot u bë zyrtarizimi i Donald Mëllugjës te Partizani, që bleu kartonin e mesfushorit nga Bylisi.

Partizani bën me dije se ka firmosur kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, me opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Për Mëllugjën interesohej edhe Tirana, por bardheblutë nuk ishin të gatshëm të paguanin për kartonin e tij.

 

NJOFTIMI – Donald Mëllugja është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 25 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Bylis.

Mëllugja ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori do t’i bashkohet ekipit në stërvitje ditën e martë.

Pas prezantimit, Mëllugja tha fjalët e para si lojtar i Partizanit ku u shpreh: “Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, ekipit më të madh në Shqipëri.

Ishte një zgjedhje të cilën kurrsesi nuk mund ta refuzoja dhe për këtë dua të falenderoj drejtuesit e Partizanit, të cilët më dhanë këtë mundësi për të qenë pjesë e klubit me tifozerinë më të madhe në vend.

Shpresoj që me Partizanin të arrijmë objektivat madhor që klubi ka në këtë sezon , pasi edhe kontigjenti i lojtarëve është shumë premtues”. /abcnews.al