Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vihet nën kontroll zjarri në Radhimë, mbetet ende aktive vetëm një vatër në kodër

schedule19:32 - 19 Gusht, 2021

schedule 19:32 - 19 Gusht, 2021

Është vënë në kontroll zjarri që kishte rënë pranë një zone të banuar në Radhimë. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është shprehur për mediat se tashmë ka mbetur ende e pashuar një vatër që ndodhet në një kodër.

Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike nga një kabinë ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa, njësi hoteliere dhe një pikë karburanti. Për të vënë në kontroll flakët u angazhuan katër forca zjarrfikëseje dhe banorët e zonës.



Flakët shkaktuan panik tek banorët dhe pushuesit e zonës por për fat të mirë u vunë në kontroll në kohë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!