Për herë të parë është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër komedia ‘Zona e Pritjes”. Vepra për përcjell problemet sociale, përfshirë edhe shëndetësinë. Komedia e autores kroate Marina Vujçiç u prit mjaft mirë nga publiku shkodran.
Ne jemi njerëz që presim, ndërsa ajo që kemi të përbashkët është pritja. Zona e pritjes është premiera më e re e Teatrit Migjeni të Shkodrës, e cila u shfaq edhe si një dhuratë për artdashësin.
Ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Kur vjen moment pjesa më e madhe janë të frikësuar.
Kjo komedi e zezë e autores kroate Marina Vujçiç dhe e sjellë nën regjinë e Fatos Berishës, ndërthurur me lojën brilante të aktorëve na bën të reflektojmë, por edhe kuptojmë disa të vërteta të jetës tonë të përditshme, që nuk duam t’i vlerësojmë sa duhet. ..
Premiera u mirëprit nga publiku shkodran jo vetëm për mesazhin që jep kjo vepër por edhe lojën e aktorëve të teatrit “Migjeni”./abcnews.al