Vihet në punë linja e re e ujësjellësit në rrugën “Irfan Tomini”

schedule18:07 - 14 Maj, 2018

schedule 18:07 - 14 Maj, 2018

Ka marrë zgjidhje problematika e ujit të pijshëm për një nga zonat më të populluara të Tiranës. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka vënë në funksion linjën e re të ujësjellësit në lagjen përreth rrugës “Irfan Tomini”, në Njësinë 5.
Nëpërmjet këtij investimi në rrjetin shpërndarës është bërë e mundur rritja e sasisë së ujit në rubinetat e qytetarëve, si dhe evitimi i problematikave që vinin si rrjedhojë e rrjetit të vjetër dhe të amortizuar. Gjithashtu u bë e mundur vendosja e saraçineskave të reja për një furnizim më cilësor të ujit të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Tirana ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në zëvendësimin e linjave kryesore të transmetimit të ujit, por edhe në rrjetet e shpërndarjes së ujit nëpër lagje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!