Vihet në pranga personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore

schedule13:30 - 16 Tetor, 2019

schedule 13:30 - 16 Tetor, 2019

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për Tesi Bashon, i cili është kapur në Selenicë të Vlorës.

Ai njihet si anëtar i bandës së Llanajve. Mësohet se Basho ka qenë i arratisur nga një burg në Itali.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku pritet të publikohen detaje rreth këtij operacioni./abcnews.al