Vihet në pranga italiani në Tiranë

schedule11:23 - 3 Nëntor, 2018

schedule 11:23 - 3 Nëntor, 2018

Një italian është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Pasquale Scaliste, 47 vjeç, është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e italiane e ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Ai qëndronte në zonën e “Ali Demit” dhe e kishte ndërruar emrin nga Pasquale në Andrea. Tashmë pritete të kryen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale nga zyra e Interpolit Tiranë që të ekstradohet në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!