Vihet në kontroll zjarri në parkun kombëtar të Portugalisë, digjen 250,000 hektarë tokë

schedule11:00 - 18 Gusht, 2022

schedule 11:00 - 18 Gusht, 2022

Qetësia ka mbizotëruar mëngjesin e sotëm në frontin e zjarreve në Portugali, pasi zjarri në parkun kombëtar Serra da Estrella ishte “nën kontroll”, sipas një njoftimi të Shërbimit të Mbrojtjes Civile të vendit.

“Zjarri është vënë nën kontroll, por nuk është shuar”, tha Miguel Oliveira, kreu i Shërbimit të Mbrojtjes Civile.

“Ekziston mundësia që të ketë shpërthime të reja, por shpresojmë që ato të mos marrin përmasa alarmante”, shpjegoi ai. Pothuajse një mijë zjarrfikës ndodhen në zonën e Portugalisë.

Zjarii, cili shpërtheu më 6 gusht në periferi të Covilha-s në Portugalinë qendrore, ka shkatërruar pyjet unike të mbrojtura nga Unesco.

920,000 hektarë janë djegur në Portugali që nga fillimi i vitit, numri më i madh që nga zjarret vdekjeprurëse në 2017 që shkaktuan 100 viktima, sipas Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Pyjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!