Vigjilja e Krishtlindjeve

schedule15:13 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 15:13 - 24 Dhjetor, 2017

Vigjilja e Krishtlindjeve është po aq e rëndësishme për besimtarët e krishtere. Ata përgatiten që gjithçka të jetë gati për të kremtuar ashtu siç duhet lindjen e Jezu Krishtit. Besimtarët nuk lënë pas dore as simbolikat që përfaqëson kjo festë.

Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, paraprihet me ritet përkatëse nga katolikët e ortodoksët.
Por ajo që i bashkon është përgatitja për ta festuar denjësisht këtë ditë. Të krishterët nisin që një javë përpara përgatitjet për gjithçka duhet të mbajë tryeza familjare.
Në gjellët kreshmore që shtrohen në tryezë në prag të krishtlindjeve ka një simbolikë të thellë. Ajo në një farë mënyre shpreh tërësinë e shtëpisë me vetveten dhe nuk i nevojitet ushqimi i yndyrshëm sipas teologëve.

Kjo është festa më e dashur për familjet e krishtera dhe në veçanti për fëmijët. Simbolet e festës janë të lidhura me fuqinë dhe kujdesin e Zotit. Në ditët e Krishtlindjeve këto simbole vendosen në shtëpi si zbukurime.
Kurora e cila varet në derë është kurora me gjemba të cilët ushtarët e kanë vendosur në kokën e Jezuit para se ta kryqëzonin. Vetë pema e Krishtlindjeve vjen nga koha kur të krishterët festonin bashkë natën e buzmit dhe festën e paraardhësve biblike të botës Adam dhe Eva.

Ylli në majën e pemës simbolizoznte yllin që ka ndriçuar në Betlehem kur Jezu Krishti ka lindur.
Qirinjtë e ndezur lidhen me dashurinë dhe shpresën.
Këto janë në themel të kësaj feste e cila përmbyllet me dhuratat poshtë pemës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!