Christian Vieri është një tifoz i zjarrtë i Leo Messit. Ish-sulmuesi italian nuk i ka kursyer elozhet për yllin argjentinas, autori i golit të dytë në fitoren 0-2 të Barcelonës përballë Juventusit në Champions League.
Në prononcimin e dhënë për CBS Sports, 47-vjeçari zbulon se çfarë do të bëjë ditën që “pleshti” do t’i japë fund karrierës së tij madhështore.
“Messi është magjistar, është Harry Potter i futbollit. Kur Leo do të tërhiqet përfundimisht, do i hedh TV-të e mi nga dritarja dhe nuk do të shoh më futboll.
Nuk do të punoj më në televizion. Thjesht do të shikoj Netflix, pasi nuk mbetet më gjë për të parë pas Leos. Barcelona? Mund t’i shënonte 8 gola Juventusit“, thekson Bobo Vieri. /abcnews.al