Inter-Milan do të jetë në qendër të vëmendjes të shtunën, pasi dy ekipet zbresin në fushë në “San Siro” prej orës 18:00.
Në prag të këtij dueli ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport Christian Vieri, ish-sulmuesi që ka luajtur për të dyja këto skuadra.
Sigurisht në fokusin e tij ka qenë sulmi i Interi dhe i Milanit: “Lautaro Martinez duhet të tregojë më shumë vazhdimësi, por nëse i lejon hapësira ai merr pamjen e një ‘vrasësi’.
“Dzeko? Edin është një sulmues që mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit, është shumë inteligjent”, shprehet Bobo Vieri, i cili më pas kalon te kuqezinjtë.
“Më mirë për Milanin nëse Ibrahimovic ia del të luajë, ai gjithmonë mund të shpikë diçka. Gjithsesi, unë kam një dobësi për Leaon. Ti kurrë nuk e kupton se në cilën pjesë të fushës do të jetë, ai nuk përsërit pothuajse kurrë të njëjtin veprim”. / abcnews.al