Vieri del “kundra” Lukakut: Nëse do të luaja në këtë ekip të Inter do të isha golashënuesi i Serie A

schedule21:01 - 13 Mars, 2023

schedule 21:01 - 13 Mars, 2023

Kur Inter prezantoi rikthmin e Romelu Lukakut gjatë merkatos së shkuar të verës, në mendjen e futbolldashësve erdhi menjëherë sezonin 2020/2021, ku me ndihmën e belgut “zikaltrit” arritën të siguronin fitoren e Serie A, mirëpo rikthimi nuk rezultoi të ishte i njëjtë për shtatlartin e sulmit.

Problemet fizike kanë penalizuar jo pak “bomberin” belg këtë sezon dhe deri në këtë të kampionatit Lukaku ka arritur të regjistrojë vetëm 14 nga ku ka gjetur vetëm 3 herë rrugën e rrjetës. Këto shifra aspak të pakënaqshme kanë sjellë reagime negative dhe nga legjenda të klubit, me sulmuesin legjendar Christian “Bobo” Vieri, i cili tha se nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Interit aktualisht do të ishte golashënuesi më i mirë në Serie A.

“Në ndeshjet shtëpiake unë kam parë që Inter krijon të paktën 10 raste shënimi. Ata luajnë shumë mirë, në skuadër janë Dumfries, Di Marco që harkojnë shpesh në zonë. Është edhe Barella, të gjithë këta lojtarë e vendosin Lukakun në pozita të mira shënimi.

Një gjë e them me siguri, nëse unë do të luaja në këtë skuadër, atëherë do të isha golashënuesi kryesor. Do të isha golashënuesi i Serisë A”,- u shpreh legjenda e sulmit italian në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al