Viedo/ Tritol banesës së zyrtarit të OSHEE në Krujë

schedule11:52 - 10 Shtator, 2018

schedule 11:52 - 10 Shtator, 2018

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në oborrin e shtëpisë së babait të një zyrtari të OSHEE në Krujë.  Nuk dihen autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas policisë nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme. Vetë zyrtari i OSHEE ka thënë në polici që nuk kishte konflikte personale, por mund të jetë për shkak të punës. Në shtëpinë ku u hodh tritoli jetonte Xhavit Masha, babai i zyrtarit të OSHEE D. Masha.

Krujë, Informacion paraprak

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!