Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga hajdutit në Durrës
35-vjeçari Amarildo Vezi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë kështu disa segmente rrugore pa ndriçim.
“Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës”, njofton policia.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

