Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vidhte banesa dhe makina, kapet hajduti 25 vjeçar në Tiranë

schedule09:28 - 18 Prill, 2023

schedule 09:28 - 18 Prill, 2023

Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet si autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Disturb”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy muajve të fundit.

Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vodhi në banesa dhe në automjete, në zona të ndryshme të kryeqytetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Disturb”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy muajve të fundit.

Vodhi në banesa dhe në automjete, në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Disturb”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit.  Shtetasi V. M. dyshohet se:

– Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

– Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

– Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

– Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!