Vidhnin energji elektrike, OSSH Tiranë padit pronarët e objekteve

schedule09:32 - 3 Gusht, 2023

schedule 09:32 - 3 Gusht, 2023

Tre subjekte janë “goditur” së fundmi nga Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë, pasi u konstatuan se vidhnin energji.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat mësohet se dy objekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re.

Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

?OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel: ?069 414 1001 whatsapp/viber./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!